Në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa tha se parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që çon në terrorizëm mbetet përparësi e punës së tij. Ai i bëri këto komente gjatë konferencës së donatorëve lidhur me zbatimin e strategjisë që synon parandalimin e këtyre dukurive. Që nga viti 2012 Kosova është përballur me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në luftërat në lindjen e mesme, dhe kjo dukuri ka ngritur shqetësime të mëdha te autoritetet në vend. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu