Lidhje

Bisedimet për paqen në Siri


Sekretari i Shtetit John Kerry tha sot se pret që në dy ditët e ardhshme të saktësohet një datë për fillimin e bisedimeve të paqes për Sirinë.

Kombet e Bashkuara kishin në plan që sot, përfaqësues të qeverisë siriane dhe anëtarë të opozitës, të fillonin bisedime në Gjenevë, por procesi është vonuar nga mosmarrëveshjet lidhur me përfaqësuesit e ftuar në bisedime.

Sekretari Kerry i bëri komentet gjatë vizitës së tij në Laos. Ai tha se është më mirë që të pritet për disa ditë dhe procesi të fillojë siç duhet, se sa ai të dështojë që ditën e parë.

XS
SM
MD
LG