Lidhje

Zgjedhjet e parakohëshme në Maqedoni


Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Shkup thanë se para shpërbërjes së parlamentit, dhe jo më vonë se 20 shkurti, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara së bashku do të vlerësojnë zbatimin e zotimeve nga marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut, 2015, e njohur si marrëveshja e Përzhinës, se a ka kushte të favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme më 24 prill, siç parashikon marrëveshja.

Pas një takimi që ambasadorët Jess Baily dhe Aivo Orav patën me kryeministrin Emil Dimitriev, shprehën mbështetje për një proces të besueshëm dhe demokratik të zgjedhjeve dhe gatishmëri për të ndihmuar institucionet kompetente maqedonase.

“Është përgjegjësi e parlamentit, qeverisë dhe e drejtuesve politikë të sjellin vendime të cilat do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën euroatlantike", tha ambasadori amerikan Baily, duke u bërë thirrje drejtuesve politik të vendit që të përmbahen nga trysnia dhe sulmet ndaj zyrtarëve të cilët janë të angazhuar për të krijuar kushte për zgjedhje të besueshme.

“Puna e tyre është e vështirë dhe një sjellje e tyre mund të vë në dyshim mbajtën e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike”, u shpreh ambasadori Baily.

Ndërsa, kolegu i tij evropian Aivo Orav bëri thirrje që të zbatohen të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it.

XS
SM
MD
LG