Lidhje

Dronët, më afër nesh


FILE - GeoPost, a package delivery subsidiary of LaPoste, tested this prototype drone carrying a parcel in Pourrieres, southern France, June 23, 2015.
FILE - GeoPost, a package delivery subsidiary of LaPoste, tested this prototype drone carrying a parcel in Pourrieres, southern France, June 23, 2015.

Dronët nuk janë më vetëm një lodër për të apasionuarit ose armë për ushtrinë - prototipet e fundit tregojnë se ato mund të përdoren nga të gjithë.

Kohët e fundit Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara, FAA njoftoi disa rregulla të reja për dronët. Përdoruesit e tyre, këtej e tutje duhet t’i regjistrojnë dronët për të lehtësuar identifikimin e tyre.

Kompani të shumta janë duke prodhuar mjete më të vogla fluturuese dhe më inteligjente se ato të prodhuara më parë.

Shumë mjete të këtij lloji mund të qëndrojnë në ajër dhe të filmojnë me rezoluccion tepër të lartë deri në 4K, dhe disa kompani janë duke punuar drejt prodhimit të një mjeti fluturues pa pilot i cili gjatë filmimit nga ajri do të mund të ndjek në mënyrë automatike personin në lëvizje në tokë.

Por nëse doni diçka krejtësisht të ndryshme, kompania Parrot ka paraqitur një dron, të quajtur Disco, në panairin e elektronikës në Las Vegas.

Disco mund të fluturojë dhe manovrojë në qiell dhe mund të ulet vet në tokë përmes një procesi të automatizuar.

Përdoruesi mund ta aktivizojë dronin Disco vetëm duke e hedhur atë në ajër. Nga ajri ai mund të filmojë dhe pronari i tij në tokë mund të shohë drejtpërdrejt pamjet që mund të shihen nga droni në ajër përmes një palë syzeve të posaçme.

"Është i pari dronë me dy krahë i kompanisë Parrot dhe prodhimi më i ri i saj. Pra, ky nuk është një kuadokopter, por një mjet fluturues me një trup dhe dy krahë", thotë Frederic Pirat, menaxher i produktit Disco në kompaninë Parrot.

"Pra, ju mund ta hidhni mjetin në ajër, ai ngjitet në një lartësi prej 50 metrash dhe pret për komandën nga toka”.

Prodhuesi tjetër i dronëve, DJI, ka instaluar një aparat fotografik me imazhe termike në dronin e tij të fundit, Zenmuse XT.

Ai mund të përdoret për inspektimin e linjave të energjisë, paneleve diellore, operacioneve të kërkim-shpëtimit, në bujqësi dhe në luftimin e zjarrit.

"Kamera termike mund të përdoret në operacione të kërkim-shpëtimit. Ajo mund të përdoret për gjetjen e njerëzve të mbuluar nga një ortek ose të humbur në pyll, duke e bërë atë brenda disa minutave", thotë Brendan Schuman, nënpresidenti i Politikave dhe Çështjeve Ligjore në kompaninë DJI.

Me rritjen e shqetësimeve të sigurisë nga mijëra e dronë që do të gumëzhijnë mbi kokat tona në të ardhmen, prodhuesi belg i dronëve, Fleye ka prodhuar këtë dron në formë sferike të cilin e konsideron si një robot personal fluturues. Kompania belge pretendon se ky është droni më i sigurt në botë sepse rotori i tij është i fshehur brenda trupit të tij.

"Nëse ne do të kemi mjete fluturuese autonome rreth nesh, që merren me transportimin e gjërave apo mbledhjen e të dhënave, atëherë ato duhet të jenë plotësisht të sigurta për njeriun", thotë presidenti i kompanisë Fleye, Laurent Eschenauer.

Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara vlerëson se 1.6 milionë dronë të vegjël janë shitur në vitin 2015, gjysma e tyre gjatë tre muajve të fundit të vitit.

Sipas Shoqatës së Konsumatorëve të Teknologjisë, shpenzimet globale në teknologji në vitin 2016 pritet të bien dy për qind, ose në 950 miliardë dollarë.

Kjo do të shkaktohet nga rënia e çmimeve të telefonave inteligjentë, televizorëve dhe kompjuterëve portativë si dhe rritja e dobët ekonomike në vendet si Kina. Këto parashikime jo të mira, do të kenë një ndikim negativ në shitjet e pajisjeve elektronike.

XS
SM
MD
LG