Lidhje

Mijëra fëmijë emigrantësh janë zhdukur


Europoli thotë se më shumë se 10.000 fëmijë të pashoqëruar emigrantësh janë zhdukur gjatë dy viteve të fundit.

Shefi i stafit të Europolit Brian Donald i tha gazetës britanike Observer se në zhdukjen e fëmijëve mund të jenë përfshirë rrjetet e krimit organizuar dhe trafikantët e seksit.

Edhe para vërshimit të emigrantëve drejt Evropës vitin e kaluar, disa agjenci evropiane kanë dokumentuar se deri në gjysma e fëmijëve të pashoqëruar që kërkojnë azil në Evropë rezultojnë të zhdukur pas regjistrimit pranë autoritetet shtetërore.

XS
SM
MD
LG