Lidhje

Investimet për ndryshimet klimatike


A large video monitor shows former New York mayor Michael Bloomberg, the U.N. Secretary-General’s special envoy for cities and climate change, address the biennial Investor Summit on Climate Risk on Jan. 27, 2016, at U.N. headquarters.
A large video monitor shows former New York mayor Michael Bloomberg, the U.N. Secretary-General’s special envoy for cities and climate change, address the biennial Investor Summit on Climate Risk on Jan. 27, 2016, at U.N. headquarters.

Pas arritjes së marrëveshjes së historike për ndryshimet kilmatike nga 196 vende muajin e kaluar në Paris, investitorët, formuluesit e politikave dhe bizneset, kanë filluar të kërkojnë mundësi për rritjen e investimeve për energjinë e pastër; synimi është që marrëveshja të vihet në zbatim, duke realizuar objektivat globale për pakësimin e gazit karbonik. Në Takimin e Investitorëve për Rreziqet Klimatike, të organizuar nga Kombet e Bashkuara, Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili po shqyrton mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale, bëri thirrje për veprim. Ai mbajti një fjalim para ekzekutivëve të biznesit dhe investitorëve.

Ndërsa Michael Bloomberg shqyrton mundësinë e kandidimit për president, ai vazhdon të përhapë mesazhin e tij për ngrohjen globale. Ish Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut ka një kërkesë të thjeshtë: nxitja e ndryshimit.

“Publiku është i mërzitur me të gjithë ata që thonë: "nuk po ndodh asgjë" ndërsa ndodhin vërshime në një zonë kur nuk ka patur më parë. Ka thatësirë atje ku më parë kishte dhe nuk gjen më borë në rezortin e skive…"- tha Bloomberg.

Ai tha se sektori privat dhe qytetet në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të rëndësishëm, duke mbyllur 200 prej 500 termocentraleve me qymyr që kishte vendi.

Zoti Bloomberg po ashtu vlerësoi qeverinë kineze për nismën e kohëve të fundit mbi ndryshimet klimatike, përfshirë mbylljen e katër termocentraleve në Pekin.

Duke ju drejtuar investitorëve, Christiana Figueres zyrtare e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, tha se deri në vitin 2030, kapitulli i karburanteve fosile duhet mbyllur.

"Ka një ndikim tepër të madh në se investoni për karburentet e gabuara, për sistemet e gabuara të energjisë."

Organizatori i takimit, Ceres—një organizatë jo-fitimprurëse, që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, shpreson të realizojë atë që e quan "Sfida e trilionit të pastër": një investim për energjinë e ripërtëritëshme prej 44 triliardë dollarësh, ose 1 trilion dollarë në vit, nga bizneset dhe investitorët kryesorë të botës.

Ish nënpresidenti amerikan Al Gore, i cili mbron idenë e veprimit ndaj ndryshimeve klimatike, ka argumentuar se kosto e energjisë së ripërtëritshme do të bjerë së tepërmi vitet e ardhshme, duke i dhënë vendeve të botës mundësinë për të bërë më tepër për pakësimin e gazeve. "Komuniteti i investitorëve", - thotë Gore, "ka një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e kësaj përpjekjeje.

XS
SM
MD
LG