Lidhje

Pakistani dhe avionët F-16


Pakistani tha në hapje të bisedimeve strategjike me Shtetet e Bashkuara se shitja e debatueshme e avionëve luftarakë F-16 do të shtonte aftësinë e vendit për të forcuar operacionet antiterroriste dhe qendrueshmërinë rajonale.

Qeveria amerikane miratoi në muajin shkurt shitjen Pakistanit të avionëve, radarëve dhe pajisjeve elektronike luftarake me një marrëveshje me vlerë gati 700 milionë dollarë.

India fqinje e kundërshton shitjen, e cila është bërë objekt kritikash nga disa ligjvënës amerikanë. Kongresi mund ta bllokojë marrëveshjen, edhe pse një hap i tillë do të ishte i pazakontë.

Sekretari i Shtetit, John Kerry javën e kaluar i tha një komisioni të Kongresit se avionët F-16 që ka tani Pakistani kanë qenë me rëndësi kritike për luftën kundër terrorizmit në kufirin e tij perëndimor me Afganistanin.

Zoti Kerry nuk e përmendi shitjen F-16 në fjalimin e tij të hënën, por ai përgëzoi operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra nga Pakistani.

XS
SM
MD
LG