Lidhje

BE dhe Turqia trajtojnë çështjen e refugjatëve


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen me homologët turq sot për të diskutuar përpjekjet për ngadalësimin e prurjeve të migrantëve që shkojnë drejt Evropës ndërsa mijëra njerëz mbeten të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Diplomatët e BE thanë para takimit të sotëm se projekt-marrëveshjasynonte ta shpallte të mbyllur rrugën e Ballkanit për emigrantët.

Vende si Maqedonia në veri, i kanë mbyllur kufijtë, duke pamundësuar që refugjatët kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku, të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe vendeve Skandinave.

Influksi i thuajse 1 milionë njerëzve që kanë shkuar përmes detit në Greqi që nga fillimi i vitit 2015, ka bërë që udhëheqësit evropianë të përpiqen të bindin Turqinë që të mos i imigrantët të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm përmes detit si dhe të marrë mbrapsht mijëra njerëz që nuk kualifikohen për azil në BE.

Turqia ka më shumë se 2.7 milionë refugjatë vetëm nga Siria dhe sikuse vendet evropiane dhe vendet fqinje të Sirisë, është vënë në vështirësi për t’u ofruar atyre shërbime bazë.

BE ka ofruar disa stimuj për autoritetet turke që kjo e fundit të bllokojë lëvizjet e migrantëve. Rreth 3.3 miliardë dollarë do të ofrohen për refugjatët sirianë. Po ashtu, po përshpejtohet edhe procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE, si dhe përpjekjet për të lehtësuar paisjet me viza për në bllok.

Të dielën, NATO njoftoi se po dislokonte anije në Detin Egje për të ndihmuar Greqinë dhe Turqinë për të luftuar trafikun njerëzor dhe rrjetet kriminale që po nxisin krizën. Britania ka thënë se po dërgon disa anije si pjesë e forcave në NATO.

“Ne duhet të thyejmë modelin e biznesit të kontrabandistëve kriminalë dhe të ndalojmë rrjedhën dëshpëruese të njerëzve në mjetet lundruese të tejmbushura që ndëmarrin udhëtime të pafrytshme dhe të rrezikshme”, tha Kryeministri britanik David Cameron përmes një deklarate.

Të dielën, 25 njerëz u mbytën ndërsa përpiqeshin të shkonin në Greqi nga Turqia. Roja bregdetare turkeq arriti të shpëtonte 15 njerëz. Organizata Ndërkombëtare për Migrimin thotë se më shumë se 400 njerëz kanë humbur jetën këtë vit në përpjekje për të shkuar në Evropë.

XS
SM
MD
LG