Lidhje

Rihapet aeroporti i Brukselit


Aeroporti i Brukselit është rihapur pjesërisht. Sot kanë filluar një numër i kufizuar fluturimesh në aeroportin që qëndroi i mbyllur për gati dy javë pas sulmeve terroriste.

Shpërthimet në këtë aeroport dhe në një stacion metroje shkaktuan 32 viktima dhe shkatërruan zonën e nisjes së pasagjerëve.

Tre fluturime janë planifikuar të fillojnë sonte. Administrata e aeroportit i ka quajtur “fluturime simbolike”, të cilave do t’u shtohen fluturime të tjera në ditët në vijim.

Megjithatë, drejtori i kompanisë menaxhuese të aeroportit të Brukselit, Arnaud Feist, tha dje se do të duhen disa muaj të tjerë që aeroporti të rikthehet në funksionim të plotë.

XS
SM
MD
LG