Autoritetet belge arrestuan një të dyshuar që kërkohej në lidhje me sulmet e nëntorit në Paris; i dyshuari është i lidhur edhe me shpërthimet vdekjeprurëse në Bruksel muajin e kaluar.
Mohamed Abrini, belg 31-vjeçar me origjinë marokene, që u arrestua të premten, besohet të jetë "Njeriu misterioz me kapele", i cili u arratis pas shpërthimit në aeroportin e Brukselit, Zaventem.
Nëse rezulton e vërtetë, kjo nënkupton se Abrini ka patur një rol kyç në dy sulmet e kryera nga një celulë e Shtetit Islamik që la gjithsej 162 të vdekur, 130 në Paris dhe 32 në Bruksel, si dhe shumë të plagosur.
Abrini ishte regjistruar në video në një stacion shërbimi të autostradës gjatë rrugës për në Paris pak para sulmeve të 13 nëntorit në shoqërinë e një të dyshuari tjetër, Salah Abdeslam, i cili ndodhet tashmë në paraburgim në Belgjikë.