Lidhje

Një nigerian gjendet i plagosur në kufirin greko-shqiptar


Një shtetas nigerian është gjetur i plagosur në kufirin shqiptaro - greknga policia shqiptare ndërkohë që ende mbeten të pasqaruara rrethanat në të cilat ai është qëlluar.

Burime të spitalit civil të Gjirokastrës thonë se tridhjetëvjeçari është shoqëruar në spital nga repartet policore të DELTA FORCE që patrullojnë këto ditë kufirin .

Sipas këtyre burimeve, shtetasika marrë ndihmën mjekësore nga një plagë jo në rrezik për jetën e shkaktuar me armëzjarri. Policia shqiptare nuk ka dhënë hollësi për ngjarjen por dyshohet se shetasinigerian është futurnga kufiri grek në gjendje të plagosur në territorin shqiptar.

Autoritet shqiptare prej disa javësh kanë përforcuar masat në kufirin me Greqinë për të parandaluar një trafik të mundshëm refugjatësh. Grupe të vogla dhe sporadike të emigranëtve sirianë janë bllokuar gjatë muajve të fundit nga forcat policore shqiptare dhe më pas janë riatdhesuar drejt territorit grek.

Në zonat veriroe greke fqinje me Shqipërinë janë vendosur rreth 3 mijë refugjatë,kryesisht nga Siria. Pjesa dërrmuese e tyre jetojnë në një kampme çadra në periferi të Janinës në kushte mjaft të vështira.

Grupe emigrantësh në këtë kamp bllokuan pak ditë më parë një autostradë që lidh Janinën me zonën bregdetare të Gumenicës duke sulmuar me mjete të forta policinë që kërkoi zhbllokimin e rrugës.

XS
SM
MD
LG