Ligjvënësit grekë, kanë miratuar një paketë të debatueshme reformash për pensionet dhe taksat, që kërkohej nga kreditorët evropianë të vendit në këmbim të paketës së shpëtimit prej 100 miliardë dollarësh.
Reformat e fundit kanë si synim të pakësojnë pensionet më të larta, ndërkohë që rrisin kontributet për ata që kanë të ardhurat më të larta.
Ligji parashikon gjithashtu të sigurojë një sufiçit prej 3.5 për qind deri në vitin 2018, siç kanë kërkuar dy kreditorët më të mëdhenj të Greqisë: Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ndërkohë, ministrat evropianë të financave, po përpiqen sot që të gjejnë një emërues të përbashkët nëse t’ia japin ose jo Greqisë kestin e radhës dhe t’i falin një pjesë të borxhit.