Lidhje

Zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni në pikëpyetje


Macedonia elections
Macedonia elections
Në Maqedoni u mbyll afati për dorëzimin e listave të kanditatëve për deputetë në zgjedhjet e 5 qershorit dhe vetëm partia VMRO-DPMNE i dorëzoi emrat e kandidatëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Tri partitë tjera më të mëdha: Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare nuk i dorëzuan emrat e kandidatëve.
Sipas ekspertëve, zgjedhjet pritet të shtyhen, por edhe në se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, vendos t'i organizojë ato më 5 qershor, ata nuk presin që të arrihet shkalla e nevojshme prej 40 për qind e pjesëmarrjes, që zgjedhjet të quhen të vlefshme.
Nga ana tjetër, procesi vështirë se do të pranohej nga organizatat ndërkombëtare, duke qenë se tri partitë më të mëdha do ta bojkotonin atë.
Komuniteti ndërkombëtar, përmes diplomatëve të Shkup është përpjekur të bindë autoritetet maqedonase që të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, duke bërë me dije se standardet e jo data, kanë rëndësi për zgjedhje demokratike, të ndershme dhe të pranueshme.
Bashkimi Demokratik për Integrim, një parti në koalicionin qeverisës, vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara për muajin që vjen, për shkak të mungesës së konsensusit me partitë kryesore mbi kushtet dhe datën, duke e lënë të vetëm në këtë sfidë partneren e koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u panë si zgjidhje për krizën politike në Maqedoni, të shkaktuar nga skandali i përgjimeve dhe marrëveshja për to u arrit me ndërmjetësië e Bashkimit Evropian.
Së shpejti në Shkup pritet të shkojë diplomati gjerman Johanes Heindl për të ndërmjetësuar në ngërçin politik.
XS
SM
MD
LG