Lidhje

Lirohet nga burgu gazetarja azerbaixhanase


Gazetarja nga Azerbaijani, Khadija Ismayilova u liruar sot nga burgu pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të vendit.

Ismayilova, gazetare investigative e vlerësuar me çmime për artikujt mbi pasuritë e madha të familjes së Presidentit Ilham Alijev, ishte dënuar në vitin 2015 me 7 vjet burgim nën akuzat për shmangie taksash dhe shpërdorim pushteti.

Gjykata e Lartë, të mërkurën, e uli dënimin e saj në 3 vjet e gjysmë, duke i lejuar gazatares ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Gazetarja Ismayilova u arrestua dhe u burgos më 5 dhjetor 2014 n[n akuzën e shpifjes që grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thanë se ishte e motivuar politikisht. Ajo u akuzua për shtyrje të një ish-kolegu në vetëvrasje, akuzë e cilat më vonë u tërhoq. Më pas, akuza të tjera vazhduan kundër saj, duke përfshirë edhe shmangie të taksave, biznes të paligjshëm dhe shpërdorim pushteti.

Më parë këtë javë, Senatori amerikan John McCain tha se arrestimi i gazetares Ismayilova ishte simbol i nevojës për reforma në Azerbajxhan, duke shtuar se vendimi do të ketë efekt në marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve.

"Unë mbështes marrjen e masave kundër qeverisë së Azerbajxhanit në qoftë se vazhdon ta mbajnë gazetaren në burg, por më e rëndësishmja është shkelja e vazhdueshme të drejtave të njeriut", tha senatori McCain në një intervistë për Zërin e Amerikës.

"Kjo lloj sjellje, burgimi i një personi të pafajshëm, që ushtron një të drejtë themelore të lirisë së shtypit, jo vetëm që nuk shkon pa u vënë re, por na detyron të veprojmë në mënyra të caktuara."

XS
SM
MD
LG