Zyrtarët italianë thonë se të paktën 7 mijë emigrantë janë shpëtuar në Detin Mesdhe në vetëm dy ditë.
Zyrtarët thonë se rreth 2 mijë prej tyre u shpëtuan të premten ndërsa 5 mijë një ditë më parë.
Anijet italiane dhe të tjera që i përkasin organizatës Mjekët pa Kufij kanë kryer më shumë se 40 operacione, duke shpëtuar njerëzit që udhëtonin me barka dhe gomone të mbingarkuara.
Emigrantët besohet të jenë kryesisht nga vendet arabe dhe nga Afrika nën-Sahariane.
Autoritetet thonë se një përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit ka bërë që të shtohet fluksi i emigrantëve nëpërmjet operacioneve të kontrabandistëve.