Lidhje

Shkolla fillore ekologjike


Të marrësh zero pikë në një provim nuk është gjë e mirë. Por shkolla fillore Discovery është krenare për vlerësimin zero në një kategori. Net zero përshkruan një ndërtesë në të cilën sasia e energjisë së siguruar nga burimet e rigjenerueshme barazon sasinë e energjisë që përdor ndërtesa. Discovery është e para shkollë që e siguron këtë në Virxhinia. Siç njofton korrespondentja Faiza Elmasry tiparet novatore në ndërtesë e kanë kthyer shkollën në një mjet mësimi apo një laborator të hapur ku fëmijët nuk kanë rrugë tjetër veçse të mësojnë rreth shkencës.

Shkolla Discovery – Zbulim është si vetë emri. Nga kafeteria, ku fëmijët mësojnë rreth pakësimit të mbetjeve ushqimore deri në këndin e lojrave ku ata shohin energjinë e ripërtëritshme në veprim.

“Çdo cep i çatisë së ndërtesës është mbuluar me panele diellore. Kjo energji konvertohet dhe hyn në rrjetin elektrik,” thotë Greg Rusk, koordinator i Teknologjisë Instruktionale.

Më shumë se një e treta e mureve janë xhami, për të maksimizuar përdorimin e dritës dhe tubat diellor në tavan ndiçojnë pjesën qëndore të godinës.

Llampa me efektshmëri të lartë ndriçojnë zonat që nuk kapen nga dielli dhe tavani ka panele që minimizojnë zhurmën.

“Është një ndërtesë e hapur dhe kjo gjeneron zhurmë. Kështu që panelet janë aty për të absorbuar një pjesë të zhurmës, për t’i mbajtur nxënësit të përqëndruar në mësim.”

Fëmijët që nxitojnë të hyjnë në klasë mund të përdorin rrëshqitjen në vend të shkallëve.

Çdo klasë ka stile të ndryshme karrigesh në mënyrë që nxënësit dhe mësuesit të mund të personalizojnë hapësirën e tyre të mësimit.

“Disa kanë karrige që lëkunden. Kjo lloj ndërtese i inkurajojnë ata të punojnë së bashku dhe të krijojnë projekte që ndihmojnë nxënësit të shohin vlerat e punës së përbashkët drejt zgjidhjes së një problem të madh.”

“Nuk është thjesht një ndërtesë ku nxënësit shkojnë çdo ditë; është një ndërtesë ku ata mësojnë çdo ditë. Për shembull nxënësit e klasës së pestë bën një hulumtim rreth aspektit të qëndrueshmërisë të kësaj ndërtese dhe jam i sigurtë se në se i pyet ky ka qënë mësimi më i mirë që kanë mësuar këtë vit.”

Anna studjoi puset gjeotermale nën këndin e lojrave që kap energjinë nga poshtë kores së tokës.

“Mësova se ku ishin, sa thellë në tokë dhe si ndihmojnë për të siguruar energjinë, çfarë ndikimi sjellin për ambjentin.”

“Nëse lexon librin e shkencës, sheh fotografi ilustruese, por është shumë më mirë t’i shohësh ato në jetën reale.”

Shembuj realë që mësuesit thonë se e bën shkollën pjesë të planit të tyre të punës.

“Ne vetëm po fillojmë të mësojmë rreth ndërtesës dhe ta ndërthurrim atë në mësimdhënien”, thotë drejtori Erin Russo.

Dhe kjo e bën mësim-dhënien të larmishme si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit.

XS
SM
MD
LG