Lidhje

Vrasja e studentit amerikan në Itali


Autoritetet italiane arrestuan sot një të pastrehë nën dyshimet për vrasjen e një studenti amerikan nga shteti Uiskonsin.

Policia publikoi një deklaratë që e identifikon të dyshuarin si Massimo Galioto, 40-vjeçar nga Roma. Sipas policisë, ai u arrestua për shkak se “dyshohej seriozisht për vrasje".

Trupi i 19-vjeçarit Beau Solomon u gjet në lumin Tiber të hënën, tri ditë pas zhdukjes. Ai ishte parë për herë të fundit duke u larguar nga një klub i Romës të premten herët.

Studenti ndodhej në kryeqytetin italian për një program shkëmbimesh në universitetin John Cabot.

XS
SM
MD
LG