Në Kosovë, qeveria ka paralajmëruar mundësinë që gjatë kësaj jave të dërgojë në parlament marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Zyrtarët qeveritar thanë se janë duke u bërë këshillime për kohën e hedhjes në votim të saj. Opozita pohon se nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në çdo formë të kësaj marrëveshjeje që çoi në krizën më të thellë politike në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së saj.