Lidhje

Arrihet marrëveshja për Reformën në Drejtësi


Ndërmjetësimi në dy ditët e fundit nga Komisioneri europian për Zgjerimin Hahn. Basha: Një betejë që ja vlejti. Rama: I gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, Asgjë nuk ka lëvizur nga projekti

Në Shqipëri, forcat politike arritën pas shumë javësh bisedimesh pa fund, një marrëveshje për Reformën në Drejtësi, që i hap rrugë miratimit të saj nesër në parlament me konsensusin e të gjitha palëve. Arritja e marëveshjes u lehtësua dhe falë ndërmjetësisë së Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka patur biseda telefonike të vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Në një mesazh dërguar të treve gjatë ditës së sotme, e që ka çuar dhe në zhbllokimin e situatës, komisioneri Hahn vinte në dukje pikat e konsideruara si “linja të kuqe nga komuniteti ndërkombëtar” të bazuara në propozimin hibrid të Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit Victoria Nuland.

Arrihet marrëveshja për Reformën në Drejtësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:32 0:00

“Së pari, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, duhet të ketë një bazë solide ligjore brenda kushtetutës së Shqipërisë. Së dyti, unë e rinënvizoj, sic kemi thënë përgjatë gjithë procesit se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorit do të bëjë rekomandime që nuk janë ligjërisht të detyrueshme dhe ato do të përmbajnë arsyetimin përkatës për qëndrimin e marrë bazuar në kriteret e përcaktuara në ligj”.

I pari që njoftoi arritjen e marrëveshjes ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Eshtë rënë dakort se roli i Misionit Ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja do të jetë në duart e palës shqiptare dhe kjo do mishërohet në kushtetutë. Nuk do përjashtohet asnjë qytetar nga konkurrimi mbi bazën e hamendësimeve por vetëm i provave”, deklaroi zoti Basha duke shtuar se “PD është e gatshme që nesër të bashkojë votat për draftin kushtetues”. Kreu i opozitës foli për “një betejë që ja vlejti”, pasi tani siç u shpreh ai “drafti mishëron e reflekton plotësisht rekomandimet e Venecias dhe është i bazuar në propozimin e zonjës Nuland”.

Kënaqësi shprehur edhe kryeministri Edi Rama për faktin që sipas tij “PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. E dyta, i gëzuar që përpjekja për t’i shpallur luftë SHBA-ve dhe BE-së rezultoi një fluskë sapuni. Dhe e treta dua të ndaj faktin se ky është drafti i Reformës Kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz aboslutisht asgjë sa i përket dy çështjeve që mbajtën peng procesin, pranisë dhe përfshirjes së OMN-së në kushtetutë dhe rolit të tij”, deklaroi zoti Rama.

XS
SM
MD
LG