Lidhje

Luftë fjalësh mes kandidatit Trump dhe familjes myslimane


Khizer Khan
Khizer Khan

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe prindërit e një ushtari mysliman amerikan që vdiq në fushën e betejës, janë përfshirë në një luftë fjalësh që filloi kur zoti Trump la përshtypjen se po fliste pa respekt ndaj Khizr Khanit pas komenteve që ai bëri në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve. Khan dhe gruaja e tij Ghazala, dhanë intervista për organe të ndryshme mediash dje, përfshirë Zërin e Amerikës, ku u intervistuan nga Shërbimi Pakistanez.

Faktet, që janë të pakundërshtueshme në varrezat kombëtare në Arlington, duket se janë lënë në hije nga retorika. Kapiteni Humayun Khan, një ushtar amerikan mysliman, u vra para 12 vjetësh në Irak nga një sulm vetëvrasës me bombë.

Prindërit e tij, u intervistuan nga shërbimi i gjuhës Urdu i Zërit të Amerikës. Ghazala Khan e mban mend herën e fundit që foli me të birin.

“Më mori në telefon në Ditën e Nënës për të më uruar dhe i thashë: ‘Të lutem mos u bë hero. Ruaje veten. Rri brenda kampit. Mos dil përjashta’. Ai tha: ‘Mama, unë kam një përgjegjësi’”.

Zonja Khan ishte me të shoqin në skenën e Kuvendit Demokrat javën e kaluar, kur ai e sulmoi kandidatin republikan për president Donald Trump për komentet e tij kundër myslimanëve.

“Ti nuk ke sakrifikuar asgjë dhe askënd”.

Zoti Trump u kundërpërgjigj.

“Mendoj se kam bërë mjaft sakrifica. Unë kam punuar shumë dhe kam krijuar mijëra, mijëra vende pune”.

“Si do të zgjidhet kandidati? A do të jetë ai arsyeja e dështimit të Partisë Republikane?”

Për zotin Trump, beteja e retorikës u zhvendos në Twitter.

“Unë u sulmova furishëm nga zoti Khan. Nuk me lejohet të përgjigjem?”

“Këtu nuk bëhet fjalë për zotin Khan, që po shkon gjithandej për intervista, por për TERRORIZMIN RADIKAL ISLAMIK dhe Shtetet e Bashkuara. Bëhuni të zgjuar!”

Kjo është e fundit ndër deklaratat e debatueshme të zotit Trump, por ekspertët politikë nuk janë të sigurt se kjo do ta dëmtojë atë.

“Deri para pak ditësh ai kishte epërsi ndaj zonjës Clinton në anketa. Kështuqë, çfarë mund ta bëjë atë të ndryshojë, duke qenë se nuk ka paguar asnjë çmim për ato që ka thënë?”

Në një postim në Facebook, kandidati republikan për nënpresident, Mike Pence, shkruajti: “Donald Trumpi dhe unë, besojmë se kapiteni Humayun Khan është hero amerikan dhe familja e tij, si çdo familje që ka humbur bij në luftë, duhet të nderohet nga çdo amerikan”.

Edhe republikanë të tjerë shprehën mendime të ngjashme. Ish-kandidati republikan për President, John McCain tha se nuk ishte dakord me zotin Trump dhe tha se shpresonte që “amerikanët ta kuptojnë se ato komente nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Partisë Republikane”.

XS
SM
MD
LG