Lidhje

Brazili një ditë para fillimi të Lojrave Olimpike


Lojrat Olimpike të Rio de Zhaneiros hapen zyrtarisht nesër, një atmosferë protestash dhe shqetësimesh që kanë lënë disi në hije anën sportive dhe festive.

Sot sërfisti brazilian Rico Souza mbajti në dorë pishtarin olimpik ndërsa rrëshqiste në ujë. Admiruesit e përshëndetën me brohorima kur mbërriti në breg. Pishtari do të kalojë nëpër disa lagje të Rio’s, duke u ndalur në rrethina të varfra, plazhe, para statujës së famshme të Krishtit deri kur të arrijë në stadiumin e Maracanës për fillimin e Lojrave.

Mbërritja e pishtarit në Rio de Zhaneiro dje u prit me protesta nga demonstrues të zemëruar nga mungesa e përparimit shoqëror dhe ekonomik, ndërkohë që janë shpenzuar miliarda dollarë për aktivitetin sportin.

Për më tepër, Lojrat Olimpike janë lënë në hije nga shqetësimet për epideminë e Zikës, një skandal masiv korrupsioni dhe kriza politike në vend. Deri dje 1 milionë bileta për Lojrat Olimpike kishin mbetur pa u shitur.

Për vendin mikpritës një lajm i mirë ishte fitorja e kombëtares së futbollit për femra, 3 – 0 ndaj Kinës, në garëm e parë të Olimpikeve.

XS
SM
MD
LG