Lidhje

Obama i uron sukses ekipit amerikan në Rio


Presidenti Barak Obama uroi ekipin amerikan në Lojrat Olimpike që të Rios të konkurojë me sukses dhe të sjellë me vete medalje ari.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Obama tha se ekipi i SHBA i kujton botës se përse Amerika gjithmonë jep shembullin si një vend emigrantësh që e merr forcën te diversiteti dhe që gjen unitet tek krenaria kombëtare.

Presidenti falenderoi atletët olimpikë dhe paralimpikë amerikanë për faktin që përfaqësojnë më të mirën e Amerikës.

Atletët tanë olimpikë, tha ai, na kujtojnë potencialin tonë, faktin se pavarësisht se nga cili vend vjen, njeriu mund të arrijë suksesin kur ka vendosmëri dhe disiplinë.

Kjo nuk është vetëm motoja olimpike, por edhe shpirti amerikan, tha Presidenti Obama.

XS
SM
MD
LG