Lidhje

Tubime masive në Turqi


Qindra mijëra njerëz mbushën të dielën rrugët e Stambollit, në një demonstrim solidariteti me presidentin turk Tayyip Erdogan, pas grushtit të dështuar të shtetit.

Tubimet e sotme masive shënuan fundin e demonstratave trejavore që nga grushti i dështuar i shtetit i 15 korrikut, ku humbën jetën më shumë se 270 njerëz, duke përfshirë 34 që ndihmuan në planifikimin e tij.

Tubimi në sheshin Yenikapi të Stambollit ishte planifikuar nga mbështetësit e Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit. Masat e sigurisë ishin të forta. Ishin mobilizuar rreth 15 mijë policë si dhe mjete anti-ajrore. Dy helikopterë fluturonin në qiell.

Zoti Erdogan ftoi edhe udhëheqësit e opozitës për të marrë pjesë në tubim, përveç kreut të Partisë Popullore Demokratike pro-kurde (HDP).

XS
SM
MD
LG