Lidhje

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike


Kosovo, Majlinda Kelmendi
Kosovo, Majlinda Kelmendi

Sportistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, fitoi të dielën medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra në Lojërat Olimpike në Rio Janeiro.

Ajo ngadhënjeu në finale kundrejt italianes Odette Giuffrida.

Kjo është edhe medalja e parë olimpike për Kosovën e cila sivjet për herë të parë po mer pjese me tetë sportistë në këto lojëra.

Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

Ajo shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe deri tash është njohur nga mbi 100 vende të botës. Fakti që ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara vazhdon të vështirësojë pjesëmarrjen e sportistëve të saj në shumë fusha të konkurrencës ndërkombëtare.

Në muajin maj të këtij viti ajo megjithatë u bë pjesë e Federatës Evropiane dhe asaj botërore të Futbollit, duke shënuar hapa të rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar përfaqësim të barabartë në botë.

XS
SM
MD
LG