Në Tiranë, policia hodhi poshtë akuzat e opozitës për pjesëmarrje të zyrtarëve të saj në kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Altin Qato, një drejtues i lartë i policisë, thotë se këtë verë janë shkatërruar tre herë më shumë bimë narkotike se vitin e kaluar.