Lidhje

Gara vrapimi me birrë


Sporti nuk ka qënë asnjëherë i lidhur me alkoolin, por në Angli u zhvillua gara e parë e vrapimit 1600 metra, ku atletët duhet të pinë një shishe birë në fillim të garës dhe më pas nga një shishe tjetër për çdo 400 metra. Gara e quajtur Milja e Birrës, i ka fillimet në Shtetet e Bashkuara, por tani është kthyer në një aktivitet ndërkombëtar me sponsorizime për altelët krysorë

Një sport ku dollia e festës ngrihet para garës. Mbajtësi i rekordit botëror, kanadezi Corey Bellmore tregon se sa shpejt mund të mbarojë një shishe birrë në fillim të garës në Londër. Shumica e pjesmarrësve në garë janë nga Amerika e Veriut ku sporti ka qënë një aktivitet popullor argëtimi nëpër klubet e vrapimit për më shumë se 20 vjet.

Vetëm pasi të përfundojë birrën, atleti mund të nisë garën e vrapimit. Pas xhiros së parë në pistë, 400 metra vrapim, atletët ndalojnë në “zonën e pijes” për të mbaruar birrën e dytë. Kjo vazhdon për katër xhiro në pistë dhe katër birra.

Jo të gjithë janë në gjendje të mbajnë në stomak pijen alkolike gjatë vrapimit. Por nëse kapen duke e nxjerrë atë, penalizohen me një xhiro shtesë

Disa vrapues stërviten me vite të tëra për të mësuar teknikën. Ata thonë se sekreti qendron tek frymëmarrjes dhe gromësitja nga një pije tek tjetra. Corey Bellmore e përfundoi garën në 4 minuta e 34 sekonda duke mundur gjysmën e ekipit anglez dhe përmirësuar rekordin e tij të disa ditëve më parë. Rekordi aktual botëror i 1600 metërshit pa birrë është 3 minuta e 43 sekonda.

“Jam i kënaqur sepse përmirësova rekordin tim. Nuk e prisja sepse ende jam i lodhur nga udhëtimi me aeroplan, por jam i kënaqur.”

Kjo është gara e dytë ndërkombëtare e Miljes së Birrës. E para u zhvillua në San Françisko një vit më parë.

Disa nga atletet femra e kanë të vështirë pirjen e birrës me shpejtësi. Një tavolinë në qoshe të pistës së vrapimit është e mbushur me birra të ndryshme por vrapuesit më me eksperiencë pinë birrën në shishe sepse, siç thonë ata, ka më pak shkumë. Vrapuesja amerikane, Erin O’Mara fitoi garën me kohën 6 minuta e 43 sekonda. Bashkëthemeluesi i këtij sporti, Nick McFalls, sigurohet që të ketë birrë të mjaftueshme për vrapuesit gjatë gjithë garave.

“Sipas rregullave, një shishe birrë duhet të jetë 355 mililitra dhe të ketë 5 për qind alkool. Nëse e vjell, dënohesh me një xhiro shtesë dhe birra duhet pirë në “zonën e pijes” e cila ndodhet para fillimit të xhiros.”

Konkurrentët janë të ndryshëm, disa me talent në vrapim e disa për të pirë. Vetëm atletët më të mirë janë ekspertë në të dyja. Vrapuesja Mo Lam nga San Françisko, ka vështirësi kur flitet për pirjen e birrës.

“Tani ndihem mirë por gjatë garave isha ndryshe sepse ndjehesh sikur do të nxjerrësh gjithçka dhe e shikon këtë të ndodhë rreth e përqark gjatë vrapimit çfarë të nxitë edhe ty të vjellësh.”

Koshat e vënë anash u mundësojnë vrapuesve të çlirohen (vjellin) pa e dëmtuar shumë pistën. Londinezja Hannah Machin merr pjesë për herë të parë në gara.

“Është diçka e veçantë nga aktivitetet sportive në Londër. Kjo garë kombinon jetën sociale të individëve me përgatitjen fizike, që është gjithmonë diçka e mirë.”

Katër konkurrentë nga Ukraina morën pjesë së bashku në garë për herë të parë. Një pjestar i ekipit madje vrapoi një xhiro më shumë gabimisht, pasi pas katër birrash mund të jetë e vështirë të mbash mend se sa xhiro ke bërë. Por ky sport nuk njeh moshë. 64 vjeçari Eric Winstone është konkurenti më i vjetër në gara. Pothuajse të gjithë atletët i japin fund ditës duke qënë në gjendje të thonë se kanë vrapuar mbi një kilometër e gjysëm dhe kanë pirë katër birra.

XS
SM
MD
LG