Lidhje

Rusia ndalohet të marrë pjesë në lojrat paralimpike


Gjykata e Arbitrazhit për Sportet, konfirmoi ndalimin e Rusisë nga pjesëmarrja në lojrat paralimpike, për shkak të rolit të shtetit në programin e përdorimit të substancave të ndaluara nga sportistët rusë. Organizata botërore për sportistët paralimpikë përmendi provat e agjencisë ndërkombëtare kundër dopingut sipas të cilave Rusia kishte zbatuar një program përdorimi substancash të ndaluara për sportitët e saj nga viti 2011 deri në 2015, që mbështetej nga shteti dhe më pas zyrtarët rusë ishin përfshirë në një skandal manipulimesh me testet e sportistëve. Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik Philip Craven, tha se “është shumë e ulët që Rsuia vë mendaljet para moralit sportiv”. Lojrat paralimpike fillojnë muajin tjetër në Rio.

XS
SM
MD
LG