Lidhje

Shtëpitë miqësore për mjedisin


Eco friendly straw bale home
Eco friendly straw bale home

Falë përparimeve teknologjike, shumë sektorë të biznesit në botë po i përshtaten edhe kërkesave të konsumatorëve. Ndërsa vazhdojnë prirjet globale për të qënë sa më miqësorë me mjedisin, një kompani britanike “Green Unit” po ofron shtëpi modulare që mund t’u përshtaten kërkesave të konsumatorëve. Ato mund të porositen në internet dhe mund të vendosen në terrene të ndryshme. Të projektuara dhe ndërtuara në bazë të standardeve më të larta, shtëpitë janë jo vetëm të bukura por edhe mjaft miqësore me mjedisin.

Quhet “The Arc” pasi nga forma e lakuar ngjason me një anije. E ndërtuar me materiale të ricikluara dhe ndikim të vogël, shtëpia është shumë efiçente në përdorimin e energjisë. Menaxheri i projektit David Richards thotë se edhe çatia është e gjelbër.

“Çatia është e mbjellë me bar. Uji që bie në çati përfundon tek vazot në tokë duke ujitur gjithçka.”

Shtëpia është kaq efiçente, saqë aktiviteti njerëzor brenda saj krijon pjesën dërrmuese të nxehtësisë. Planimetria e shtëpisë e bën më të lehtë ndërtimin e saj, por format ovale kërkonin pak imagjinatë kur ishte fjala tek pajisjet.

“U përpoqëm të shfrytëzonim format e ndërtesës”, thotë zoti Richards.

Dritaret kanë tre xhama ndërsa muret janë izoluar me pëlhurë. Këto shtëpi mund të kursejnë shumë para kur flitet për energjinë dhe ujin. Por kryesorja është se këto shtëpi mund të blihen në internet dhe të dërgohen kudo në botë.

XS
SM
MD
LG