Lidhje

Rusia përdor veton ndaj projekt-rezolutës për Sirinë


Rusia i vuri veton një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit që kërkonte t’i jepte fund bombardimeve vdekjeprurëse në qytetin e Aleppos në Siri.

Është hera e pestë në pesë vjet që Moska ka përdorur veton për të bllokuar një veprim të OKB-së për të ndalur gjakderdhjen.

Franca dhe Spanja hartuan tekstin e rezolutës që u sponsorizua nga gati 50 vende.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault, i cili fluturoi për në Nju Jork për votimin e së shtunës, tha se qeveria siriane dhe përkrahësit e saj përfshi Rusinë, pretendojnë se veprojnë për të luftuar terrorizmin.

Ministri francez tha se ky pretendim është i rremë dhe i dënoi veprimet e tyre.

XS
SM
MD
LG