Lidhje

Samsung ndërpret prodhimin e telefonit Galaxy Note 7


Gjigandi elektronik i Koresë së Jugut Samsung thotë se do ta ndërpresë përfundimisht prodhimin e telefonit inteligjent Galaxy Note 7, pas njoftimeve të shumta për mbinxehje në vende të ndryshme të botës. Kjo ka ngritur pikëpyetje të reja rreth aftësive të firmës në kontrollin e cilësisë

Kompania Samsung njoftoi fillimisht se kishte ndalur të gjitha shitjet e produktit Galaxy Note 7, dhe këshilloi konsumatorët të ndalnin menjëherë përdorimin e pajisjes. Në mbyllje të bursës për sot, konglomerati i Koresë së Jugut kishte pësuar një rënie prej tetë për qind në çmimet e aksioneve të tij. Kompania Samsung njoftoi të martën se ndërprerja përfundimtare e prodhimit ishte në interes të sigurisë së konsumatorit.

Në fillim të shtatorit, kur Galaxy Note 7 nuk kishte as një muaj që kishte dalë në treg, firma Samsung njoftoi se do të tërhiqte 2.5 milion pajisje të tilla në të gjithë botën, për shkak të baterive difektoze. Samsungu ofroi t’i zëvendësonte pajisjet e tërhequra për të gjithë klientët, para se të qarkullonin lajmet për mbinxehje. Kjo ngriti pikëpyetje të reja rreth aftësive të firmës në kontrollin e cilësisë.

Një numër kompanish të mëdha, duke përfshirë AT&T në SHBA dhe rivalin e saj gjerman T-Mobile, njoftuan në mënyrë të njëanshme të dielën ndërprerjen e shitjeve të Galaxy Note 7.

Galaxy Note 7, një produkt mjaft i përparuar, ishte vendimtar në planet e rritjes të firmës Samsung për këtë vit. Kompania po përballej me vështirësi në rritjen e nivelit të shitjeve, nën trysninë e firmës Apple për telefonat e shtrenjtë dhe të disa rivalëve kinezë në produktet me çmim të ulët.

XS
SM
MD
LG