Organizata “Save the Children” çeli sot në Durrës një qendër për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë nuk kishte një qendër për trajtim profesional të personave me aftësi të kufizuara. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, jeta e personave me aftësi të kufizuara është është mjaft e vështirë, ndihmat nuk mbërrijnë te ata, dhe fondet nuk janë të mjaftueshme as për një jetesë minimale.