Lidhje

Grupi sirian YPG do të veprojë për të izoluar Rakën


Një grup kryengritës sirian që përfshin luftëtarë kurdë të njësive të mbrojtjes popullore YPG, tha se do të veprojë së shpejti për të izoluar Rakën, një zhvillim që mund të zemërojë aleaten e Shteteve të Bashkuara, Turqinë.

Gjenerali amerikan Stephen Townsend, i cili udhëheq veprimet e koalicionit kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, ua bëri të ditur këtë gazetarëve në Pentagon me anë të një telekonference.

Presidenti Barack Obama dhe udhëheqësi turk Recep Tayyip Erdogan diskutuan dje në telefon për luftën kundër Shtetit Islamik.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë nuk e përmendi konkretisht Rakën, por tha se Presidenti Obama i njeh përpjekjet e Turqisë në veri të Sirisë dhe nevojën e një koordinimi të ngushtë me Turqinë, për t’i bërë trysni të vazhdueshme grupit ekstremist.

XS
SM
MD
LG