Lidhje

Demokracitë dhe shanset e diasporës për sukses


Sipas ekspertëve, shtetet demokratike u mundësojnë pakicave etnike mjedisin më të mirë për të shfrytëzuar potencialin e tyre. Ndërsa në vendet autoritare dhe diktatoriale, diasporat shtypen dhe mbahen në heshtje.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i diasporave më të fuqishme në botë. Amerika i shikon komunitetet e diasporës si hallka shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, thotë Zëvendës Ndihmës Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Mona Yacoubian.

Diaspora sjell eksperiencë, ekspertizë, pasion dhe burime”.

Çelësi i suksesit për diasporat në Amerikë është liria që gjejnë ato në këtë vend. Komuniteti mund të shtrojë problemet lirshëm dhe të kritikojë qeverinë amerikane pa patur frikë se do të shtypet, thekson eksperti i pavarur Armen Kharazyan, që ka punuar me organizata të diasporës armene.

“Është e pakonceptueshme që qeveria amerikane të ushtrojë ndonjëherë presion mbi komunitetet për të ndryshuar qendrim në çështjet për të cilat kanë ngritur zërin”.

Sipas Bryan Ardouny, drejtor i Asamblesë Armene të Amerikës, instrumetet demokratike mundësojnë që diaspora të organizohet dhe të ngrejë zërit për problemet e saj.

“Në një demokraci, shpesh nevojitet një grup i vogël njerëzish për ndryshime të rëndësishme”.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, roli i diasporave në shoqëritë autoritare është tejet i vogël. Ekspertët argumentojnë se shtete si Rusia përpiqen t’i përdorin diasporat si instrumente për të influencuar vendet nga ata vijnë. Përsëri eksperti.

Rusia po përdor komunitetin armen që të sigurohet që qeveria armene të mos përfshihet në ndonjë aktivitet që, sipas pikpamjeve të Moskës, do të paraqiste sfida për interesat apo politikat ruse” thotë Armen Kharazyan.

Po kështu, Moska përpiqet të përdorë komunitetet e ish-vendeve anëtare të Bashkimit Sovjetik, thekson Manuel Orozco me organizatën “The Inter-American Dialogue”.

“Për Rusinë, kjo mund të jetë një mjet politik për të influencuar prirje të caktuara. Ishte e qartë në rastin e Moldavisë. Moska ka patur shumë ndikim tek politika e jashtme e Moldavisë si rezultat i pranisë dhe rolit të fluksit të madh të imigrantëve. Ka patur shumë influencë mbi Gjeorgjinë dhe ende sot, Rusia ka shumë ndikim tek ato që po ndodhin në Gjeorgji dhe si rezultat i fluksit të imigratëve”.

Në të njëjtën kohë, ekspertët kanë vënë re se, ndërsa Moska përdor diasporën në Rusi si mjet për të ndikuar tek shtetet e reja të pavarura dhe përpiqet të kufizojë aktivitet e komuniteteve etnike brenda Rusisë, Kremlini është gjithnjë i gatshëm të shkelë sovranitetin e fqinjëve nën pretendimet fallso gjoja për të mbrojtur popullatat rusisht-folëse në këto vende.

XS
SM
MD
LG