Rusia tha sot se ka filluar një operacion madhor në Siri, në provincat e Idlibit dhe Homsit. Ndërkohë, aktivistët e opozitës njoftuan për rifillimin e sulmeve ajrore në qytetin e rrethuar Alepos, pjesa lindore e të cilit është nën kontrollin e forcave rebele.
Media ruse tha se operacioni i sotëm kishte si objektiv militantët e Shtetit Islamik dhe luftëtarët e frontit Nusra. Ofensiva filloi disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe persidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump biseduan në telefon për Sirinë dhe ranë dakord lidhur me nevojën e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.