Një raport i Transparency International nxjerrë në pah se korrupsioni mbetet një nga problemet kryesore për qytetarët e Kosovës. Në raportin “Barometri Global i Korrupsionit” thuhet se qytetarët e Kosovës mendojnë se deputetët dhe qeveria janë të përfshirë më së shumti në korrupsion, ndërsa e vlerësojnë qeverinë si të dobët në luftimin e kësaj dukurie. Raporti ndërkaq vë në pah se Kosova qëndron më së miri në rajon sa i përket shkallës së ryshfetit. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu