Lidhje

Varrimi i Fidel Kastros në Kubë


Cuba Fidel Castro
Cuba Fidel Castro

Hiri i ish-udhëheqësit kuban Fidel Kastro u varros në Kubën lindore të dielën herët në mëngjes pas nëntë ditësh zie kombëtare të shpallur në mbarë vendin.

Ceremonia në varrezat Santiago de Kuba u zhvillua në mënyrë private, pa praninë e gazetarëve të ardhur nga mbarë bota.

Fidel Kastro, udhëheqës i cilësuar nga disa kubanë si kampion i të varfërve dhe i kritikuar ashpër nga të tjerët si tiran që shkatërroi ekonominë e vendit dhe shkeli të drejtat e njeriut, vdiq më 25 nëntor në moshën 90 vjeçare.

Pas një udhëtimi prej 900 km, hiri i Fidel Kastros mbërriti të shtunën pasdite në Santiago de Kuba, qyteti ku ai filloi revolucionin kuban në vitin 1953. Hiri, i vendosur në një kuti druri mbështjellë me flamurin kuban, udhëtoi në një rimorkio të tërhequr nga një xhip ushtarak, që u nis nga Havana javën e kaluar, ndërsa qindra-mijëra kubanë brohorisnin "Unë jam Fidel!"

XS
SM
MD
LG