Lidhje

Aplikacioni “Flipagram” ofron muzikë falas


Përdorimi i muzikës në prodhimin e videove ka qenë gjithmonë një çështje problematike për shkak të së drejtës së autorit. Një aplikacion i mediave sociale, i quajtur “Flipagram” lejon përdoruesit e saj të krijojnë video me muzikë falas. Aplikacioni është gjithashtu një platformë për muzikantët e rinj, muzika e të cilëve mund të dëgjohet nga përdoruesit e këtij aplikacioni në mbarë botën. Drejtuesi i kompanisë që ka krijuar aplikacionin është një imigrant nga Irani. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee njofton nga qendra e kompanisë “Flipagram” në Los Anxhelos.

Muzika dhe videot e grupit muzikor, “PinkFurs”, që përbëhet nga dy motra adoleshente, dëgjohet dhe shikohet në mbarë botën me ndihmën e aplikacionit “Flipagram”.

"Pasi filluam ta përdornim aplikacionin, numri i simpatizuesve të grupit tonë u rrit, më shumë njerëz filluan të shikonin videot tona," thotë Kiersten Kehoe e grupit “PinkFurs”.

"Është shumë e vështirë të depërtosh në Youtube, Facebook dhe Instagram pasi ato janë aplikacione të shumë të famshme, por Flipagram gradualisht është duke u rritur, dhe ne u futëm në kohën kur aplikacioni filloi të bëhej më popullor."

Aplikacioni “Flipagram” lejon përdoruesit të postojnë fotot dhe videot e tyre të shoqëruara me një minutë muzikë falas. Mundësia për të zgjedhur muzikën e bën aplikacionin “Flipagram” unik, thotë kreu i kompanisë, Farhad Mohit.

"Avantazhi ynë i madh është se ne kemi më shumë se 50 milionë këngë të liçencuara që përdoruesit tanë mund t’i kombinojnë me fotot dhe videot e tyre. Pra kemi një përzgjedhje fantastike të muzikës."

Zoti Mohit, një iraniano-amerikan, ka negociuar marrëveshje me të gjitha kompanitë e mëdha të regjistrimit, duke hedhur idenë se media sociale është një mënyrë shumë e mirë për promovimin e muzikës së artistëve të njohur, si dhe atë të artistëve të rinj.

"Këngëtarët dhe grupet në rritje janë ata që e shfrytëzojnë më shumë aplikacionin Flipagram sepse përmes tij ata mund të zgjerojnë bazën e adhuruesve të tyre dhe mund promovojnë muzikën e tyre."

Përdoruesit mund të blejnë këngët e plota për të krijuar përmbajtje më të gjatë të videove të tyre.

I themeluar tre vjet më parë, “Flipagram” tani ka përdorues në 150 vende dhe aplikacioni është përkthyer në 37 gjuhë të ndryshme. Zoti Mohit, i cili ka patur sukses në shumë kompani të tjera, thotë se historia e tij si imigrant e ka ndihmuar të jetë i suksesshëm.

"Mendoj se imigrantët iranianë, ose imigrantët në përgjithësi, kur vijnë në një kulturë të re, ata duhet të pajtohen me një mjedis të panjohur dhe të përpiqen ta kuptojnë atë. Imigrantëve kanë një ndjesi që nuk mund të shpërdorojnë kohën se nuk kanë një trashëgimi të tyre këtu."

Nga ana tjetër, “Flipagram” po ndihmon artistët të bëhen më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

"Unë dua të jem yll i muzikës rrok. Unë dua të jem një legjendë që mund të dëshmojë aftësitë para të gjithë njerëzve."

Ndërsa konkurrenca në industrinë e muzikës është tepër e fortë, zoti Mohit është optimist se grupet muzikore si “PinkFurs” dhe krijuesit e tjerë në Flipagram do të tërheqin më shumë vëmendjen e publikut pasi aplikacioni sepse muzikantën uk janë të vetimit që duan të promovojnë krijimet e tyre.

Industri të larmishme janë në kërkim të platformave të videove për të promovuar produktet e tyre në telefonat inteligjentë.

XS
SM
MD
LG