Lidhje

Heshtje parazgjedhore në Maqedoni


Sot në Maqedoni është heshtje parazgjedhore. Nesër mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, për çka dy herë me radhë pati dështuar data e mbajtjes së tyre, gjatë vitit, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet katër partive më të mëdha në vend. Rrjedha e këtyre zgjedhjeve do të diktojë rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve. Vëzhguesit vendas, ndërkohë, njoftojnë për shkelje në disa raste të heshtjes parazgjedhore.

Maqedonia po përgatitet për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, të 8-at me radhë që nga pavarësia e vendit. Sgjedhjet së dielës priten me interes të shtuar nga një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët dëshirojnë ndryshime dhe dhënien fund të krizës politike që ka përfshirë vendin pothuaj se prej dy vjetësh. Njëmbëdhjetë parti politike ose koalicione zgjedhore kanë hyrë në garë për 123 vende ligjvënësish. Maqedonia është e ndarë në gjashtë zona zgjedhore dhe secila dërgon nga 20 deputetë në parlament, dhe zona e shtatë që përfshinë diasporën, prej nga vijnë 3 ligjvënës. Në diasporë, përfshirë gati se të gjitha kontintentet votohet të shtunen në ghithsej 46 qendra votimi. 20 mijë e 500 votues janë regjistruar atje nga një trup i përgjithshëm zgjedhor që arrin në një milion e tetëqind mijë.

Interes të shtuar ka edhe tek vëzhguesit vendas dhe të huaj; poashtu dhe te mjetet e informimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 7585 vëzhgues vendorë, 667 të huaj dhe 75 gazetarë të huaj, njoftoi zëdhënësja Arieta Xhemaili.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve paralajmëron të gjithë vëzhguesit e akredituar që t’i përmbahen kodit zgjedhor që është miratuar së fundmi.

Vetëm zyra për të drejtat e njeriut ODIHR pranë OSBE-së ka rreth 350 vëzhgues.

Fushata ka rrjedhur kryesisht e qetë, pa ndonjë incident ndërmjet aktivistëve apo militantëve të partive në garë.

Një pjesë e partive opozitare por dhe vëzhzguesit e analistët kanë vërejtur një qasje jo gjithmonë të balancuar dhe të pavarur në tërësi tek media.

Analisti i medias, Sefer Tahiri thotë se mjetet e informimit nuk mund t’i shmangen kontekstit politik dhe ato të afërta me pushtetin do të vazhdojnë të bëjnë propagandë. Në anën tjetër, disa media që shquhen si kritike do të tentojnë të kenë një lloj qasje opozitare dhe kritike ndaj pushtetit, thotë ai.

Por nga ana tjetër, media e internetit e cila nuk kontrollohet me ligj nga një autoritet i posaçëm në Maqedoni, ka qenë mjaft sulmuese e jo rrallë edhe me retorikë fyese ndaj partive në pushtet.

Të dielën qendrat e votimit mbyllen në orën shtatë të mbrëmjes dhe rreth mesnate pritet të dihen reultatet e para jozyrtare, që dalin nga shtabet e vetë partive.

XS
SM
MD
LG