Lidhje

Rivotimi në Tearcë të Maqedonisë


Tearca
Tearca

Në qendrën e votimit numër 2011 në Tearcë, pranë Tetovës po mbahet rivotimi, pas vendimit të Gjykatës administrative për parregullsi të konstatuara në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Rivotimi në Tearcë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

714 votues janë të regjistruar në këtë qendër dhe deri në orët e drekës, dalja e votuesve atje ka qenë më e lartë se para dy javësh. Procesi i votimit është ndërprerë shkurt rreth orës 9 të mëngjesit për shkak të defektit të baterive ultra-vjollcë që shërbejnë për kontrollin e ngjyrës në gishtat e votuesve. Por ka vazhduar shpejtë pas ndreqjes së baterive.

Një pjesë e medias ka njoftuar këto ditë për përpjekjet e partive maqedonase për të blerë votat e qytetarëve, pjesa dërmuese e të cilëve janë shqiptarë. Kjo qendër votimi mund të përmbysë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Për të fituar një post deputeti në zonën e gjashtë zgjedhore, ku bën pjesë Tearca, në garë konkurrojnë dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate. Kësaj të fundit i duhen më tepër se 300 vota për të marrë një mandat ligjvënësi më shumë nga zona e 6-të. Në këtë rast, forcat e dy partive do të barazoheshin dhe ato do të kishin nga 50 mandate secila.

Nëse të dy partitë maqedonase do të kenë numër të njejtë ligjvënsish, atëherë ajo e cila do të arrijë të afrojë në një koalicion partitë shqiptare për të ngritur numrin e nevojshëm në 61 të votave në parlament, këtë duhet të dokumentuar t’ia dorëzojë presidentit të vendit në mënyrë që ai t’ia dorëzjë mandatin për formimin e qeverisë.

Ndërkaq, partitë shqiptare nuk kanë bërë thirrje për mbështetjen e njërës apo partisë tjetër maqedonase në garën e Tearcës, duke lënë votuesit shqiptarë të vendosin sipas parapëlqimeve individuale.

Bashkimi Demokratik për Integrim mori 10 mandate, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe Partia Demokratike Shqiptare 2 deputetë në parlamentin e Maqedonisë.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pas dy dështimeve të mëhershme gjatë vitit, ndërsa synonin dhënien fund ktrizës politike që ka përfshirë vendin që prej para dy vitesh. Por, rezultati i ngushtë i zgjedhjeve duket se vetëm po e thellon krizën atje. Nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme edhe një herë deri në verën e vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG