Lidhje

Krishlindjet në Tiranë


Krishlindjet në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Krishlindjet në Tiranë

Në Shqipëri besimtarët e krishterë festuan ditën e Lindjes së Krishtit një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij besimi. Katolikë dhe ortodoksë në shumë qytete të vendit ndoqën meshat e organizuara me këtë rast.

Drejtuesit kryesor të Kishës Katolike dhe Ortodokse në Shqipëri Arkipeshkvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, imzot Xhorxh Frendo dhe Kryepeshkopi Anastas, në mesazhet e tyre të Krishtlindjes i kushtuan një vëmendje të posaçme plagëve të sotme të njerëzimit dhe mesazheve për paqe.

Krishlindjet në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Imzot Frendo në fjalën e tij i bëri thirrje besimtarëve katolikë “të shmangin errësirën e një bote që vret shumë njerëz. Që vret dinjitetin dhe të drejtat e shumë personave”, duke shtuar se “ata që sot po vrasin pa mëshirë njerëz vetëm sepse nuk ndajnë me ata të njejtin besim janë të vërber. Njeriu ende nuk e ka kuptuar se Paqja nuk është dicka që mund të prodhohet në një laborator”, tha ai.

Ndërsa gjatë Liturgjisë Hyjnore të krishtlindjes Kryepeshkopi Anastas theksoi se “Sot të gjithë e pranojnë nevojën e paqes së përbotshme dhe të solidaritetit. Por, ajo që zakonisht injorohet dhe është një e vërtetë e vyer, është fakti se e kundërta e paqes dhe e drejtësisë nuk është lufta dhe shfrytëzimi ekonomik, por egocentrizmi- rrënja e arrogancës. Egocentrizmi i individëve, i grupeve, i kombeve.

Virusi i arrogancës transformohet më tej – tha ai - duke ndotur rrezikshëm shumë njerëz dhe jo vetëm ata që ndodhen në pozita të larta politike, akademike dhe kishtare”.

XS
SM
MD
LG