Në Kosovë, po kremtohen krishtlindjet me urimet për mbarësi, paqe e mirëkuptim ndërmjet njerëzve. Përfaqësues fetar e politikë kanë përgëzuar besimtarët katolik, Ipeshkvin e Kosovës dhe atin e shenjtë Papa Françesku për festën e Krishtlindjeve. Mesha kryesore është mbajtur në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.