Në kishat dhe famullitë katolike në Mal të Zi, besimtarët e krishterë kanë festuar Krishtlindjet duke u lutur për paqe dhe qetësi, dashuri dhe mirëkuptim.
Në mesazhet e urimit për këtë festë të madhe që simbolizon lindjen, u theksua ringjallja e shpresave të reja me vlera universale në bashkësitë shumetnike dhe shumë kulturore siç është ajo e Malit të Zi.