Lidhje

Vdes aktorja Carrie Fisher, e njohur për rolin te "Lufta e Yjeve"


Në Los Anxheles vdiq në moshën 60 vjeçare aktorja Carrie Fisher, e cila u bë e famshme për rolin e Princeshës Leia në filmin origjinal “Lufta e Yjeve”.

Ajo ka luajtur në filmat “Shampoo”, “Austin Powers'', “The Blues Brothers'', “Charlie's Angels'', “Hannah and Her Sisters'', “Scream 3'' dhe “When Harry Met Sally”.

Fisher ishte shtruar në spital që nga e premtja, kur pësoi një goditje në zemër në avion gjatë fluturimit për në Los Anxheles.

Fisher vuante prej kohe nga varësia e drogës dhe sëmundje mendore. Ajo kishte pohuar vetë se merrte hashash që në moshën 13 vjeç, përdorte LSD kur ishte 21 dhe u diagnostikua për herë të parë si bipolare në moshën 24 vjeçe.

XS
SM
MD
LG