Lidhje

Armëpushimi në Siri, i qëndrueshëm


Në Siri, armëpushimi mbarëkombëtar duket se po respektohet në pjesën më të madhe të vendit, por luftimet pranë Damaskut dhe sulmet ajrore të qeverisë siriane kundër rebelëve në provincën Hama tregojnë sesa të brishta janë përpjekjet për paqe.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se avionët luftarakë të qeverisë kryen sot 16 sulme kundër rebelëve në provincën Hama. Kreu i organizatës, Rami Abdel Rahmen tha se nuk ishte e qartë kush i filloi luftimet.

Fronti Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti Al-Nusra, ka qënë pjesë e grupit al-Kaida që qeveria siriane thotë se është e përjashtuar nga marrëveshja e mbështetur nga Turqia dhe Rusia.

Koalicioni Kombëtar Sirian, grupi kryesor që mbështetet nga Perëndimi dhe vendet e Gjirit Persik, tha se do të respektojë armëpushimin por paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet nëse ai shkelet.

Observatori Sirian nuk ka njoftuar për viktima.

Mbeten ende shumë gjëra të paqarta rreth armëpushimit që presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të enjten — një marrëveshje që Moska thotë se do tu hapë rrugën bisedimeve të ndërmjetësuara nga Rusia për një zgjidhje të luftës pesë vjeçare.

Por pjesëmarrja e Turqisë i jep armëpushimit një rëndësi tjetër, thonë diplomatët perendimorë. Ankaraja mund të bëjë shumë për të bllokuar milicitë rebele që shkelin armëpushimin, duke patur mundësinë të bllokojë furnizimin me armë.

XS
SM
MD
LG