Lidhje

Një vështrim një vjeçar i specieve të egra


Njerëzimi ka ndikuar në ndryshimin e klimës, humbjen e habitateve. Gjuetia ka çuar në disa statistika të zymta për sa i takon ruajtjes se biodiversitetit të planetit. Korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Kevin Enochs sjell një vështrim përgjatë një viti sesi është ndikuar jeta e specieve të egra.

Biodiversiteti i planetit është mahnitës, por fatkeqësisht po përballet me një rrezik në rritje. Sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Mbrotjen e Natyrës, 41 për qind e amfibëve dhe 25 për qind e gjitarëve janë të kërcënuar. Listës së kuqe të specieve të rrezikuara së fundmi i është shtuar xhirafa. Kjo bukuri, me qafë të gjatë, po gjen gjithnjë e pak hapësirë për jetuar.

Njerëzit shkulën bimësinë, për t’i hapur rrugë bujqësisë, kështu që xhirafat nisën të zhduken si pasojë e mungesës së ushqimit. Njerëzit nisën t’i vrasin kur ato u futeshin në të mbjella”, thotë eksperti Alex Motuko.

Ky është Sudani, rinoceronti i bardhë, mashkull, i fundit që ka mbijetuar në planet. E ardhmja e species së tij, dergjet në supet e tij të moshuar. Gjuetia deri në zhdukje e rinocerontëve ka si shkak brirët e tyre, të vlerësuar si afrodiziakë në disa kultura aziatike. Për të shpëtuar specien, mbrojtësit e tyre po u heqin brirët, por edhe kjo masë ekstreme mund të mos jetë e mjaftueshme.

Mund të vijë dita që ronocerontët s’do të kenë më brirë dhe megjithatë ja vlen të vrasësh një rinoceront për ato 400-500 gramë të mbetur nga brirët, aq i lartë është çmimi”, thotë Jacques Flamed veteriner për kafshët e egra.

Një sondazh i fundit tregon se popullata e elefantëve të Savanës afrikane ka rënë me 30 për qind prej 2007 në 2014 dhe po bie me 8 për qind çdo vit. Por në zona të tjera ka shumë elefantë dhe mbrojtësit e tyre kanë zhvendosur projektet për të ndihmuar në rimëkëmbjen e popullatave në zonat e tyre historike.

Kafshë të tjera gjenden sot me vështirësi, siç është ajo që njihet si zebra perandorake. Kanë mbetur vetëm 2500 në planet.

Orangutangu dhe kushurinjtë e tij, gorillat, janë në rrezik serioz.

Ruajtësit e mjedisit, besojnë se peshkaqeni i madh i bardhë i Afrikës së Jugut, po përballet me rrezikun e shfarosjes.

Por s’ka vetëm lajme të këqija. Leopardi i dëborës është rishfaqur dhe gjurmuesit vlerësojnë se në Wakhan, në parkun kombëtar të Afganistanit, ka më shumë se 140 të tillë.

Ndërkohë shkencëtarët në Vietnam dhe Tailandë sapo kanë shtuar në libra një numër speciesh, pas eksplorimit të rajonit të Mekongut.

Ndër zbulimet është edhe gjarpri kokë ylber, zhapiku i natës me një pamje të frikshme si dhe hardhuca me bri që gjendet në Tailandë.

Pra në një anë, është emocionuese që ne po gjejmë specie të reja. Kjo na inkurajon të punojmë më shumë që jo vetëm mbrojmë habitatin ku ato jetojnë, nga i cili përfitojmë edhe ne njerëzit, por të punojmë që të mos përfundojnë në viktima të tregtisë. Të punojmë për të përmirësuar sjelljen e njerzve që nuk është aspak e përshtatshme kur bëhet fjala për konsumin e kafshëve të egra”, thotë Nicholas j. Cox, i Fondit Botëror të Kafshëve të Egra për Azinë Jug-Lindore.

E ardhmja e shumë prej këtyre specieve është në dorë të njeriut. Duke bërë gjërat e nevojshme pët të siguruar egzistencën e tyre, në fakt sigurojmë të ardhmen tonë.

XS
SM
MD
LG