Lidhje

Trump kërkon largimin e ambasadorëve të emëruar nga politika


Në dallim nga protokolli i deritanishëm diplomatik, Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka urdhëruar të gjithë ambasadorët, të emëruar politikisht, të lënë postet përpara inaugurimit të tij më 20 janar. Tradita diplomatike u ka lejuar në të kaluarën të emëruarve politikë në poste diplomatike një periudhë të arsyeshme kohore për të vënë në vijë aspektet familjare dhe personale.

Sipas agjensisë Reuters dhe gazetës New York Times, tashmë po lindin pikëpyetje për pasojat e mundshme të largimit të përfaqësuesve më të lartë amerikanë nga vende si Britania, Gjermania apo Kanadaja, dhe boshllëkut që do të krijohet derisa Senati të konfirmojë ambasadorët e rinj.

Zoti Trump ka mbajtur një qëndrim të prerë në favor të largimit të të gjithë të emëruarve politikë në administratë nga Presidenti Barack Obama. Të emëruarit politikë në diplomacinë amerikane mund të përballen me çështje logjistike, që nga sigurimi i vizave për fëmijët që të mbarojnë vitin shkollor, apo marrjes me qera të banesave të reja private deri në përfundim të vitit shkollor.

XS
SM
MD
LG