Lidhje

Presidenti Obama dënon krimin racor në Çikago


Presidenti amerikan Barack Obama tha se videoja që tregon katër të dyshuar afrikano-amerikanë në Çikago duke torturuar një adoleshent të bardhë me aftësi të kufizuara mendore tregon fuqinë shkatërruese të racizmit dhe urrejtjes. Presidenti Obama i bëri komentet gjatë një interviste me një kanal televiziv të Çikagos.

Presidenti Obama tha se krimi që ndodhi në Çikago është i tmerrshëm, por duke folur rreth këtij krimi dhe duke e ndjekur aktin në mendian sociale detyrohemi t’i kundrëvihemi atij:

"Është e tmerrshme. Një pjesë e asaj që teknologjia na lejon të shohim tani janë pasojat e racizmit, diskriminimit dhe urrejtjes tek familjet dhe komunitetet, por këto ngjarje duhet të na mësojnë se si të merremi më mirë më këto çështje. Pretendimet se racizmi dhe urrejtja nuk ekzistojnë nuk na ndihmojnë. Nuk na vlen as shmangia e bisedave mbi këto çështje. Fakti që këto gjëra po dalin në sipërfaqe do të thotë që ne mund t’i zgjidhim ato."

Videoja e incidentit tregon katër të rinj afrikano-amerikanë duke goditur në mënyrë të përsëritur me thikë e me grushta një person të bardhë të paidentifikuar, të cilit i ishte bllokuar goja me letër ngjitëse, dhe ishte lidhur nga këmbët e duart me litar.

Prokurorët në komunën Cook County të shtetit Ilinoi, të ejten njoftuan ngritjen e akuzave për krim të urrejtjes dhe rrëmbim kundër Jordan Hill, Brittany Covington dhe Tesfaye Cooper, të gjitha 18 vjeç, dhe Tanishia Covington, 24 vjeç.

Video gjithashtu tregon të akuzuarit për sulmin duke e detyruar adoleshentin me aftësi të kufizuara mendore të pinte ujë nga tualeti. Në video gjithashtu mund të shihen të akuzuarit duke e i prerë me thikë flokët viktimës, derisa skalpi gjakoset dhe pastaj ata i mbulojnë plagët me hirin e cigares.

Në video dëgjohen komente dhe të shara kundër të bardhëve dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Në një moment, autorët e sulmit e detyruan viktimën të shante zotin Trump.

Sipas policisë, viktima është mbajtur peng për një periudhë nga 24 deri në 48 orë, para se ai të gjendej nga policia duke u endur i çorientuar në një rrugë në afërsi të vendit ku ai ishte sulmuar.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG