Personi i akuzuar për të shtënat vdekjeprurëse të premten e kaluar në një aeroport të Floridas doli sot para gjyqit. Esteban Santiago u akuzua të shtunën për vrasjen e 5 personave në aeroportin ndërkombëtar të Fort Loderdelle. Nëse shpallet fajtor, Santiago mund të përballet me dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm.
Ndërsa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë për motivin e sulmit, të afërmit e Santiagos thonë se ai ishte mentalisht i traumatizuar nga 11 muajt e tij si ushtar në luftën në Irak.