Lidhje

Evropa e dobët përballë sulmeve kibernetike


French politicians, from left to right, Arnaud Montebourg, Jean-Luc Bennahmias, Francois de Rugy, Benoit Hamon, Vincent Peillon, Manuel Valls and Sylvia Pinel, attend the first prime-time televised debate for the French left's presidential primaries in La
French politicians, from left to right, Arnaud Montebourg, Jean-Luc Bennahmias, Francois de Rugy, Benoit Hamon, Vincent Peillon, Manuel Valls and Sylvia Pinel, attend the first prime-time televised debate for the French left's presidential primaries in La

Mes alarmit në rritje se Evropa është objektiv i ardhshëm i sulmeve kibernetike, disa besojnë se Franca, që po përgatitet për zgjedhjet parlamentare këtë vit, mund të mos jetë objektiv.

Arsyeja varion nga vetë kandidatët e deri te mungesa e motiveve të forta për t’u gjendur përballë sulmeve të tilla kibernetike, si ato për të cilat autoritetet amerikane të zbulimit akuzojnë Rusinë.

Mendoj se egziston një frikë e madhe se Rusia se do të përzihet në të gjitha proceset zgjedhore në Evropë”, thotë Stefan Soesanto, i Këshillit Evropian për Mardhëniet Ndërkombëtare, me qendër në Londër.

“Por nëse shikon Rusinë, ata gjithnjë kanë një qëllim pse e bëjnë; kanë edhe teknologjinë që i mbështet”, shton ai.

Kjo nuk do të thote se Rusia ose faktorë të tjerë të jashtëm, nuk do të përpiqen të ndikojnë votimet në Francë në mënyra të tjera, thonë ekspertët. Ndërkaq, zyrtarët në fakt janë të shqetësuar për kërcënime kibernetike.

Nuk mund të jemi naivë”, thotë ministri i mbrojtje së Francës, Jean-Yves Le Drian për gazetën “Le Journal du Dimanche, ndërsa njoftoi se Franca do të rrisë mbrotjen prej sulmeve kibernetike në dy vitet e ardhshme.

Vetëm gjatë vitit 2016, tha ai, agjencitë e sigurisë parandaluan 24 mijë sulme të jashtme edhe pse zoti Le Drian, nuk përmendi posaçërisht Rusinë si burim nga vinin sulmet.

“Infrastruktura franceze - duke përfshirë ujin, shëndetësinë, komunikimit dhe transportit, ishte në rrezik përpara zgjedhjeve”, tha ai.

Frika e ndërhyrjes ruse po bën jehonë në të gjithë Bashkimin Evropian këtë vit, ndërkohë që disa shtete anëtare, duke përfshirë Gjermaninë, Bullgarinë dhe Republikën Çeke po të përgatiten për zgjedhje.

Më herët gjatë kësaj jave, shefi për sigurinë e brendshme të Gjermanisë tha se Berlini duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet sulmuesve kibernetike. "Ne nuk mund të veprojmë vetëm në mbrojtje", i tha shtypit gjerman Hans-Georg Maassen.

"Gjermania është një objektiv shumë më i qartë për Rusinë se Franca”, thotë Stefan Soesanto, i Këshillit Evropian për Mardhëniet Ndërkombëtare, me qendër në Londër. “Kjo pjesërisht sepse bashkëpunimi për shkëmbim informacioni ndërmjet shteteve gjermane mund të jetë i vështirë dhe se Putin e Merkel nuk janë në ditët e tyre më të mira”, thotë ai.

Sipas tij ka dhe një mungesë të bashkëpunimit mes shërbimeve të zbulimit evropiane për identifikimin e sulmeve kibernetike ruse. Çdo shtet është lënë vetëm dhe mungon përgjigjia e fortë ndaj kësaj çështjeje.

XS
SM
MD
LG