Lidhje

Rritet numri i viktimave nga orteku në Itali


Ekipet italiane të shpëtimit thonë se numri i të vdekurve gjatë rënies së oretkut maisiv mbi një hotel luksos në zonën malore të Italisë ka arritur në 14 vetë.

Ekipet e shpëtimit gjetën mbrëmë gjatë natës 7 trupa të tjerë në rrënojat e hotelit me katër yje Rigopiano në qytezën Farindole, ndërsa zjarrfikësit mundën të depërtojnë më tej tek pirgu i mbetjeve të ndërtesës.

Disa njerëz mundën të nxirren gjallë nga rrënojat e hotelit, që u mbulua të mërkurën e kaluar nga bora masive, duke shkatërruar ndërtesën. Shkak i këtij aksidenti tragjik ishin nga një numër tërmetesh që goditën rajonin qendror të Abruzzos. 15 njerëz ende figurojnë të zhdukur.

Një zëdhënës i zjarrfikësve u zotua se ekipet e shpëtimit do të vazhdojnë të punojnë natë e ditë, deri në gjentjen e të gjithë personave të bllokuar nën rrënoja.

Shpresat për të mbijetuar të tjerë u shtuan dje, kur u gjetën gjallë tre qen stani të hotelit. Një gjykatë në Peskara ka filluar një hetim për akuzat se përgjigja e emergjencës nuk ishte e menjëhershme. Ekipet e para të shpëtimit mbërritën me ski në mesin e një stuhie bore, 11 orë pas goditjes nga orteku.

XS
SM
MD
LG